Vajza e Meryl Streep, Louisa Jacobson Gummer, u zbulua si lezbike dhe postoi një foto me partneren e saj në Instagram gjatë fundjavës.
“E bekuar të hyjë në epokën e re të lumtur”, ka shkruar 33-vjeçarja mbi postimin. Në foton e dytë shkruhej: “Po hyjmë në një epokë të re të lumtur të modës lezbike”.
Në disa foto shfaqet edhe e dashura e saj, Anna Bandel, e cila është producente. Bandel, nga ana e saj, duket se ka konfirmuar lidhjen e tyre në dhjetor 2023 me një postim në rrjetet sociale.
Aktorja, e cila luajti në dramën e periudhës së HBO “The Golded Age”, bëri zbulimin personal në ditëlindjen e 75-të të Streep.
Gummer, e cila u diplomua në Yale School of Drama me një MFA në aktrim, është fëmija më i vogël i Streep dhe ish burrit të saj, Don Gummer.
Ish-çifti ka gjithashtu një djalë, 44 vjeç dhe dy vajza të tjera, 40 dhe 38 vjeç.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co