Shqiperia

Vala afrikane prek këtë javë Shqipërinë, temperaturat deri në 43 gradë celsius, ja cilat janë qytetet më të nxehta

vala afrikane prek kete jave shqiperine temperaturat deri ne 43 grade celsius ja cilat jane qytetet me te nxehta
vala afrikane prek kete jave shqiperine temperaturat deri ne 43 grade celsius ja cilat jane qytetet me te

TIRANE

Java e tretë e qershorit duket se do të sjellë verën e vërtetë. E gjithë Shqipëria gjatë kësaj jave do të përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius.

Sipas të dhënave të Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

[embedded content]

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore. Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja klimatike e muajit qershor.

Kulmin e tyre temperaturat do ta shënojnë ditën e premte, me me vlerat maksimale që pritet të shkojnë deri në 43 gradë celcius në qytetet Fier, Berat dhe Elbasan.

Ndërsa temperaturat më të ulëta pritet të jenë në Gjirokastër, Korçë, Peshkopi dhe Bajram Curri, në vlerat mimimale që do të variojnë nga 12 në 22 gradë celcius.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts