Autoritetet në Moskë duket se i frikësohen ndonjë proteste të mundshme pas lajmit të vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalnyt, duke marrë paraprakisht ‘masa’.
Sipas BBC, qytetarët janë paralajmëruar përmes disa reagimeve në rrjetet sociale, duke u vënë në dukje se cilat janë rregullat për protesta, dhe se nëse thyhen, do të ketë masa.
Në një deklaratë të raportuar nga agjencitë ruse të lajmeve, zyra e prokurorit të qytetit vë në dukje një numër thirrjesh në internet për një “tubim masiv” dhe thotë se “e konsideron të nevojshme të paralajmërojë kundër shkeljes së ligjit”.
Ligji rus kërkon që organizatorët të kërkojnë leje nga autoritetet për çdo tubim masiv.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co