BRITANI E MADHE
Për vdekjen opozitarit rus Alexei Navalny ka reaguar dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron.
Ai ka folur në konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku e quajti Navalny “një luftëtar jashtëzakonisht të guximshëm kundër korrupsionit”, i cili “hoqi dorë nga gjithçka” për atë mbrojtur që besonte.
Ai bën përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalnyt. Cameron u shpreh i sigurt se nuk duhet të ketë dyshime për “natyrën e tmerrshme të regjimit të Putinit në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur”
“Alexei Navalny ishte një luftëtar jashtëzakonisht i guximshëm kundër korrupsionit dhe hoqi dorë nga gjithçka në fushatën për atë që besonte, dhe zemra ime është me bashkëshorten dhe familjen e tij.
Putin është përgjegjës për këtë dhe askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim për natyrën e tmerrshme të regjimit të tij në Rusi pas asaj që sapo ka ndodhur.”-deklaron Cameron.
Aleksei Navalny ka qenë njëri prej kritikëve më të mëdhenj e të paepur ndaj Kremlinit dhe politikave të qeverisë aktuale ruse. Ai ndërroi jetë në burg ku prej vitesh po vuante dënimin.
Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje, “humbi vetëdijen” dhe shumë shpejt vdiq. Në njoftim theksohet po ashtu se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmonte liderin e parehatshëm opozitar, ndërsa Tv Moska flet për një trombozë, por pa dhënë shumë detaje të tjera.
Putin should be held accountable for the death of Alexei Navalny.
My reaction to today’s tragic news. pic.twitter.com/qvswRrXlrr
— David Cameron (@David_Cameron) February 16, 2024
v
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co