Vdekja e liderit të opozitës ruse, WSJ: Inteligjenca amerikane zbuloi se Putin nuk urdhëroi vrasjen e Navalnyt

vdekja e liderit te opozites ruse wsj inteligjenca amerikane zbuloi se putin nuk urdheroi vrasjen e navalnyt
vdekja e liderit te opozites ruse wsj inteligjenca amerikane zbuloi se putin nuk urdheroi vrasjen e navalnyt

Agjencitë e inteligjencës në SHBA kanë përcaktuar se presidenti rus Vladimir Putin me shumë gjasa nuk ka urdhëruar vrasjen e liderit të opozitës Alexei Navalny, sipas Wall Street Journal (WSJ).

Navalny, një nga kritikët më të ashpër të Putinit, vdiq në një kamp burgu në Arktik në shkurt në moshën 47-vjeçare. Aleatët e tij, përfshirë gruan e tij, akuzuan liderin rus për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e ka mohuar gjithmonë.

Pas një vlerësimi të fundit të bazuar në një sërë informacionesh – duke përfshirë disa informacion të klasifikuar dhe një analizë të fakteve publike – agjencitë e inteligjencës amerikane nuk besojnë se Putin urdhëroi vdekjen e kundërshtarit të tij.

Vlerësimi mori gjithashtu parasysh kohën e vdekjes dhe mënyrën se si ajo errësoi rizgjedhjen presidenciale të Putinit në mars, shkruan WSJ.

Gazeta citoi burime të thoshin se konkluzioni ishte “pranuar gjerësisht brenda komunitetit të inteligjencës dhe ishte ndarë nga disa agjenci, duke përfshirë Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe njësinë e inteligjencës së Departamentit të Shtetit”.

Duke iu përgjigjur raportit, Leonid Volkov, një ndihmës i lartë i Navalny, i quajti këto përfundime “naive dhe qesharake”, raportoi WSJ.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →