Bota

Rusia shënjestron infrastrukturën energjetike, kryen sulme masive kundër termocentraleve ukrainase

rusia shenjestron infrastrukturen energjetike kryen sulme masive kunder termocentraleve ukrainase
rusia shenjestron infrastrukturen energjetike kryen sulme masive kunder termocentraleve ukrainase

Ukraina tha të shtunën se Rusia ka kryer sulme të mëdha kundër termocentraleve të saj gjatë natës. Ndërkohë, një rafineri ruse e naftës tha se e ka ndërprerë punën pas një sulmi me dronë. DTEK, kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha se katër termocentrale të saj janë goditur.

“Armiku përsëri i bombardoi fuqishëm objektet energjetike ukrainase”, tha DTEK në një komunikatë. “Pajisjet e kompanisë janë dëmtuar rëndë. Punëtorët e energjisë janë duke punuar tani për eliminimin e pasojave të sulmit”. Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, tha se sulmet ruse cak e kishin rajonin Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore dhe rajonet perëndimore Lviv dhe Ivano-Frankivsk.

Halushchenko tha se një punëtor i energjisë është plagosur. DTEK raportoi për viktima, por nuk dha hollësi. Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 21 prej 34 raketave ruse gjatë natës, tha komandanti i Forcës Ajrore të Ukrainës të shtunën. Gjatë muajit të fundit, ushtria ruse i ka rritur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke i sulmuar termocentralet dhe hidrocentralet e këtij vendi pothuajse çdo ditë. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se vendi e ka humbur rreth 80 për qind të prodhimin të rrymës nga termocentralet dhe 35 për qind nga hidrocentralet, duke e detyruar Qeverinë ta vendosë reduktime të rrymës në disa rajone.

Në Rusi, ndërkohë, një rafineri e naftës në rajonin rus Krasnodar e ndërpreu punën, pas një sulmi të dyshuar me dronë mëngjesin e së shtunës, thanë zyrtarët lokalë. “Saktësisht 10 UAVs (dronë) fluturuan drejt në rafineri. Kjo shkaktoi zjarr të madh. Mund të ketë dëme të padukshme”, tha Eduard Trudnev, drejtori për siguri i Slavynaks ECO Group, i cili e udhëheq këtë rafineri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts