Bota Lifestyle

Vdes në moshën 85-vjeçare aktori Charles Cyphers, zbulohet shkaku

vdes ne moshen 85 vjecare aktori charles cyphers zbulohet shkaku
vdes ne moshen 85 vjecare aktori charles cyphers zbulohet shkaku

Komuniteti i aktrimit është në zi për vdekjen e aktorit të dashur Charles Cyphers të dielën.

Aktori – më i njohur për rolin e Sherif Leigh Brackett në “Halloween” dhe Charlie Donovan në “Major League”, vdiq në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtë.

Menaxheri i tij Chris Roe tha: “Charles ishte një njeri i dashur dhe i ndjeshëm. Ai kishte gjithmonë historitë më të mira, dhe ju morët një performancë të plotë ndërsa ai jua tregonte”, shkruan DailyMail.

Roe shtoi se Cyphers ishte një mik i ngushtë dhe klient për shumë vite që do t’i mungojë shumë.

Kolegia e tij në “Halloween”, “The Fog” “Assault on Precinct 13” Nancy Kyes tha: “Shumë më vjen keq që dëgjoj për të dashurin Chuck. Miku im prej shumë vitesh, tek ai mund të mbështeteshe gjithmonë për një fjalë të mirë, një të qeshur të këndshme dhe një histori të mrekullueshme. Sa do të mungojë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts