David Seidler, i njohur më së shumti për skenarin e filmit fitues të “Oscar” “The King’s Speech”, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, sipas BBC. Skenaristi i lindur në Londër, i cili belbëzonte, solli në ekranin e madh historinë e vërtetë se si mbreti George VI e kapërceu pengesën e të folurit.
Filmi i vitit 2010, me protagonist Colin Firth, i cili gjithashtu fitoi çmimin “Bafta” për aktorin më të mirë dhe “Oscar” për portretizimin e mbretit. Seidler ia kushtoi çmimin “Oscar” të vitit 2011 të gjithë atyre që belbëzonin në mbarë botën.
Menaxheri i Seidler, Jeff Aghassi konfirmoi për BBC se ai ndërroi jetë të shtunën. I lindur në vitin 1937, Seidler u shpërngul në SHBA në ditët e para të Luftës së Dytë Botërore.
Ai ndoqi Universitetin Cornell ku dhe u bë mik me shkrimtarin amerikan Thomas Pynchon. Gjatë gjithë karrierës së tij, Seidler shkroi projekte, duke përfshirë muzikalët e animuar për fëmijë “The King And I”, “Quest For Camelot and Madeline: Lost in Paris”.
Seidler fitoi çmimin e tij të parë të Shoqatës së Shkrimtarëve për filmin biografik të vitit 1988 “Onassis: The Richest Man In The World” me Raul Julia në rolin e manjatit grek të anijeve Aristotle Onassis.
Ai gjithashtu shkroi dramën komedike të Francis Ford Coppola të vitit 1988, “Tucker: The Man And His Dream”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co