Vendet e BE-së synojnë të bien dakord për një paketë të re, të 14-të sanksionesh kundër Rusisë deri në fillimin e samitit të BE-së më 27 qershor, sipas EUobserver.
Shtetet evropiane duan të bien dakord për kufizimet përpara se Hungaria të marrë presidencën e BE-së më 1 korrik.
Sanksionet mund të përfshijnë kufizime në transportin e gazit rus. Pritet që lista e individëve që do të jenë subjekt i sanksioneve evropiane të zgjerohet. Për më tepër, kufizime më të rrepta do të futen në aktivitetet e filialeve evropiane që bëjnë biznes në Federatën Ruse.
(A.A/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co