Shqiperia

Vendimi i Kushtetueses për Skavicën, banorët kundërshtojnë: Zhduk 32 fshatra, do ta vazhdojmë betejën

vendimi i kushtetueses per skavicen banoret kundershtojne zhduk 32 fshatra do ta vazhdojme betejen
vendimi i kushtetueses per skavicen banoret kundershtojne zhduk 32 fshatra do ta vazhdojme betejen

Me protestë u prit vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga banorët që kundërshtojnë ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin i Zi në Dibër.

Kushtetuesja përcakton të detyrueshme përfshirjen në fazën e informimit të banorëve që preken nga ndërtimi i kësaj vepre hidroenergjitike.

Ndërkohë banorët mbeten te vendosur se nuk do ta ndalin betejën e tyre për të mos lejuar ndërtimin e kësaj vepre që siç thonë, zhduk 32 fshatra, histori e tokë bujqësore të Dibrës. Organizatat i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë ligjin e Kuvendit dhe vendimin qeveritar të vitit 2021, sepse sipas tyre, ato shkelin hapur të drejtat kushtetuese, social – ekonomike, mjedisore, të drejtën e informimit, liritë ekonomike dhe barazinë para ligjit.

Në vendimin e pak ditëve më parë gjykata vlerësoi se ligji është ende në fazën e parë të zbatimit të tij, prandaj shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen me përfshirjen konkretisht të publikut në informacion dhe vendimmarrje.

Gjykata urdhëroi gjithashtu autoritetet publike për të riparuar këtë shkelje, duke garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit, si dhe për të marrë parasysh në vijim rezultatet e procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts