Analisti Genc Burimi për rubrikën “Opinion” në News24 tha se ka një frymë të përgjithshme në të gjithë Europën për ekstremin e djathtë.
Burimi tha se nuk e dimë ende sepse Emmanuel Macron, President i Francës, shpalli zgjedhjet e parakohshme në Francë, duke theksuar se shumë nga figurat qendrore politike në Francë, nuk po arrijnë të kuptojnë sepse bëri një veprim të tillë.
Burimi u shpreh se ndoshta një shkak është se Macron ka marrë paralajmërime se rusët mund të vendosin bomba në Paris gjatë lojrave olimpike dhe në kushte të tilla ka menduar se duke dorëzuar pushtetin te Le Pen nuk do të kishte goditje.
[embedded content]
“Vendimin e Macron askush nuk e ka mbështetur në Francë. Kjo nuk është pasojë e zgjedhjeve europiane, të gjithë partnerët europianë të Macron mbeten të tradhëtuar. Si ka mundësi që ky Macron që tregoi muskujt, i ka braktisur europianët. Ky është një tërmet që ka bërë Macron, ka tronditur Europën. Në pushtet në Francë mund të vijnë ose ekstremi i djathtë, që është kundër Europës, ose ekstremi i majtë”, tha Burimi.
[embedded content]
Ai tha se Macron e ka çuar Francën drejt një zgjedhjeje: murtajës apo kolerës, ekstremit të djathtë ose të majtë.
Burimi u shpreh se askush nuk e ka kuptuar sepse Macron e futi Francën në një rreth të tillë. “Dikush thotë se po ndjek rrugën e Britanisë së Madhe, dikush tjetër e trajton si një fëmijë qejfmbetur, por asnjë nuk është në gjendje të thotë se çfarë ka ndodhur”, tha Burimi.
Analisti theksoi se Le Pen është pro serbe, mund të shkojë deri në çnjohjen e Kosovës, nëse ajo arrin të marrë Presidencën e Francës.
“Nëse Lë Pen merr të dyja levat e pushtetit, Qeverinë dhe Presidentin, atëherë do të kemi edhe rivendosjen e vizave”, tha Burimi.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co