Bota

“Veprim dëshpërues!”- Macron çoi Francën në zgjedhje të parakohshme, Sekretari i PES: Do punojmë për të mbajtur Le Pen jashtë pushtetit

veprim deshperues macron coi francen ne zgjedhje te parakohshme sekretari i pes do punojme per te mbajtur le pen jashte pushtetit

































Giacomo Filibeck, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Evropiane (PES), ka reaguar pas vendimit të Presidentit Emmanuel Macron për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Francë pas një rritjeje të ekstremit të djathtë në zgjedhjet e BE-së, duke e cilësuar si “një veprim dëshpërues”.

macron le pen Giacomo Filibeck

“Unë e kuptoj dëshpërimin nëse shikoj numrat”, tha ai, duke shtuar se partia e tij do të luftonte për të shmangur paraqitjen e zgjidhjes si një alternativë midis udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe Macron.

“Unë kurrë nuk kam frikë nga një konkurrencë demokratike. Ne do të punojmë për të mbajtur Le Pen jashtë pushtetit në Francë,” tha ai, duke hedhur idenë e një “Front Populaire” të ri.

Fronti Popullor, një aleancë e lëvizjeve të majta franceze, është thirrur nga disa liderë të majtë si François Ruffin në Francë pas rezultateve bombë të së dielës.

Gjithashtu i pranishëm në ngjarje, Didrik de Schaetzen, sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) u hspreh për Politiko se: “Nuk ka një valë ekstreme të djathtë në Evropë, por pati një tërmet në Francë”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts