Shqiperia

“Vetëvrasja e 27-vjeçares, rast shantazhi”, Pampuri: Shëndeti mendor, alibi e të dyshuarit Altin Çoku

vetevrasja e 27 vjecares rast shantazhi pampuri shendeti mendor alibi e te dyshuarit altin coku
vetevrasja e 27 vjecares rast shantazhi pampuri shendeti mendor alibi e te dyshuarit altin coku

Deputetja e PD dhe njëherazi psikologja Orjola Pampuri, e ftuar në studion e “Open” në News24 është shprehur se vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz është një rast shantazhi.

Pampuri u shpreh se dikush që vuan nga shëndeti mendor nuk e thotë aq lirshëm dhe nuk mund të përdorë rrjetet sociale “me aq profesionalizëm” sa autori i dyshuar, Altin Çoku.

Vetë justifikimi i tij i qëllimshëm në rrjetet sociale se ka probleme mendore, sipas saj është  një alibi për “perversitetet” që Çoku ka kryer.

“Kemi të bëjmë me një rast shantazhi. Nëse analizojmë ato fjalë që thotë personazhi që kreu këtë krim, ndër më të rëndët. Dikush që vuan nga shëndeti mendor nuk e thotë kaq lirshëm dhe nuk mund të përdorë rrjetet sociale me kaq profesionalizëm sa bën ai.

Nga faktet që vajza i ka kërkuar ta heqë foton ai është vetëmbrojtur duke thënë se  askush nuk mund t’i bëjë gjë. E gjitha kjo është një mundësi për ta thënë që personi nuk ka probleme të shëndetit mendor, por e përdor si alibi për perversitetet që kryen”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts