Juventus dhe Atalanta ndalen në barazim 2-2 në Torino, në një ndeshje mjaft të bukur për t’u parë. Bergamaskët u treguan cinikë në pjesën e parë, duke realizuar gol në të vetmen goditje në portë. Gjithçka nis nga një skemë në goditje dënimi teksa Pasalic nuk zgjedh të gjuajë, por jep një top për holandezin Koopmeiners i cili nuk fal.
Bardhezinjtë përmbysin shifrat në pjesën e dytë. Cambiaso vendosi përkohësisht ekuilibrat, përpara se Milik të kthejë rezultatin në favor të skuadrës torineze. Në të 75-tën, Gjimshiti dhuroi asist për Koopmeiners, gol që do siglonte shifrat përfundimtare në 2-2.
Me këtë barazim, “Zonja e Vjetër” mbetet në korsinë Champions, pasi renditet në vendin e 3-të. Atalanta në krahun tjetër, merr një pikë të artë në garën për Europë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co