Sport

VIDEO/ Aston Villa sheh nga Champions, skuadra e Emery bën detyrën ndaj Luton

video aston villa sheh nga champions skuadra e emery ben detyren ndaj luton
video aston villa sheh nga champions skuadra e emery ben detyren ndaj luton

Aston Villa bën detyrën ndaj Luton. Djemtë e Unai Emery fituan 2-3 në Kenilworth Road (Luton), në një sfidë mjaft të bukur. Dy golat e Watkins vendosën ndeshjen në shinat e duhura për skuadrën nga Birminghami, duke të dhënë idenë se gjërat do të jenë të lehta. Nuk ndodhi kështu, pasi vendasit barazuan me Chong dhe Morris.

Digne shfrytëzoi në maksimum një asist të Diaby në minutë ne 89-të, për t’i dhuruar 3 pikë të arta Aston Villës, skuadër e cila shkon në kuotën e 55 të tilla-ve, pra në zonën Champions. Komplikohen llogaritë për Luton, që e sheh veten në vendin e 18-të me vetëm 20 pikë të grumbulluara.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts