VIDEO/ Deputetët e opozitës futen në mbledhjen e “Zgjedhores” dhe e bllokojnë, por… në sallë mungojnë anëtarët e PS dhe Alibeaj

video deputetet e opozites futen ne mbledhjen e zgjedhores dhe e bllokojne por ne salle mungojne anetaret e ps dhe alibeaj
video deputetet e opozites futen ne mbledhjen e zgjedhores dhe e bllokojne por ne salle mungojne anetaret e ps dhe alibeaj

Disa nga deputetët e PD, të cilët nuk janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, janë futur në sallën ku do të mbahej mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Këta të fundit janë ulur në karrige dhe kanë bllokuar mbledhjen, por në sallë nuk ndodhet asnjë nga anëtarët e PS e as Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë më herët deputetë të opozitës që janë përjashtuar nga Etika, tentuan që të futen në sallë, por nuk u lejuan nga Garda.

Sakaq nuk dihet ende nëse do të mbahet apo mbledhja, apo të kalojë online.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →