Sport

VIDEO/ Derbi special me 6 shqiptarë në fushë, në fund festojnë Hoxha dhe Ademi

video derbi special me 6 shqiptare ne fushe ne fund festojne hoxha dhe ademi
video derbi special me 6 shqiptare ne fushe ne fund festojne hoxha dhe ademi

Dinamo e Zagrebit fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Lokomotivës së Zagrebit, në derbin special ku u aktivizuan plot 6 futbollistë shqiptarë, 4 te Lokomotiva dhe 2 te Dinamo.

Mersinaj dhe Smakaj ishin titullarë në këtë përballje te Lokomotiva, ndërkohë që Kastrati dhe Feta u aktivizuan nga stoli në minutën e 55-të. 

Ndërkohë për sa i përket dy shqiptarëve të Dinamos së Zagrebit, si Ademi ashtu dhe Arbër Hoxha, u futën nga stoli. Ademi në minutën e 46-të, ndërsa Hoxha në minutën e 80-të.  Golin e fitores për Dinamon e Zagrebit në këtë derbi e shënoi Kulenoviç në minutën e 60-të.  

Vlen të theksohet fakti se Dinamo e Zagrebit mban vendin e dytë me 69 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Rijekës, ndërsa Lokomotiva e Zagreb renditet në vendin e 5-të me 44 pikë.  

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts