Sport

VIDEO/ Dopietë në kampionat nga sulmuesi shqiptar, “ndez” Armando Sadiku

video dopiete ne kampionat nga sulmuesi shqiptar ndez armando sadiku
video dopiete ne kampionat nga sulmuesi shqiptar ndez armando sadiku

Armando Sadiku ka realizuar dopietë në ndeshjen e elitës së kampionatit indian, ku skuadra ku aktivizohet lojtari shqiptar, Mohun Bagan triumfoi 3-4 ndaj Kerala Blasters. Në minutën e katërt, Ali dhuroi një top për Sadikun, me këtë të fundit që pasi dribloi një kundërshtar, me një goditje tokazi, ia doli të dërgojë topin në rrjetë. Vendasit e Keralas barazuan shifrat në fillimin e pjesës së dytë, por në të 60-tën, Sadiku riktheu epërsinë e mysafirëve, duke kompletuar dopietën.

Përveç golave, futbollisti kuqezi dha një kontribut të çmuar edhe në aspekte të tjera, me skuadrën e Mohun Bagan që “tundi rrjetën” edhe 2 herë.  Goli i Keralas në minutën e 63-të nuk shërbeu për asgjë, me Sadikun me shokë që “rrëmbejnë” kështu një 3 pikësh me mjaft peshë.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts