Elon Musk ka zbuluar robotët e tij Optimus pa fytyrë, për të cilët ai krenohet se mund të bëjnë gjithçka, madje të kujdesen edhe për fëmijët.
Miliarderi i teknologjisë do të lëshojë robotët humanoidë në fabrikat e tij Tesla vitin e ardhshëm përpara se ato të vihen në dispozicion të kompanive të tjera në vitin 2026.
Në një video të postuar në llogarinë e tij X, Musk mund të dëgjohet duke prezantuar makineritë.
Ai tha: “Do të keni vërtet diçka spektakolare. Diçka që çdokush mund ta zotërojë.
“Ju mund të keni R2-D2 ose C3-PO tuaj personale.”
Më pas shfaqet një montazh që tregon përdorimet e shumta të robotëve Opimus.
Disa robotë humanoidë Optimus u panë duke ecur jashtë, duke shërbyer pije dhe duke shpërndarë çanta dhurata për të pranishmit në ngjarjen ‘We Robot’ të Tesla-s të mbajtur në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të enjten, më 10 tetor.
Optimus u panë gjithashtu duke bërë edhe punë shtëpie, si ujitje të bimëve dhe marrjen e pakove.
“Optimus do të ecë mes jush. Ju do të jeni në gjendje të ecni deri tek ata, dhe ata do të shërbejnë pije, “tha CEO i Tesla Elon Musk, duke shtuar se do të jetë në gjendje të shëtisë qenin tuaj, të kujdeset për fëmijët tuaj.