Liverpool ka pësuar disfatë 2-0 ndaj Everton në “Goodison Park”, duke marrë kështu një goditje të rëndë në garën për titullin në Premier League. Ekipi i Dyche befasoi kundërshtarët në minutën e 27-të me golin e Branthëaite. The Reds provuan që në pjesën e parë të ndryshojnë fatin e takimit, tentativat nuk rezultuan të suksesshme.
Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Calvert thelloi shifrat, duke bërë që Everton të kthehej i gjithi në mbrojtje për të ruajtur rezultatin. Më pas, u vërejt një dominimi i skuadrës së Klopp, me këta të fundit që nuk u treguan të saktë para portierit pickford. Me këtë rezultat Liverpool është në vendin e dytë me 74 pikë, 3 pikë më pak se Arsenal kryesues dhe 1 pikë më shumë se City që numëron 2 ndeshje më pak të luajtura. Në ndeshjen tjetër, takimi Manchester United-Sheffield përfundoi 4-2.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co