Sport

VIDEO/ Atalanta siguron kalimin në finalen e Kupës së Italisë, Gjimshiti me shokë përmbysin Fiorentinën

video atalanta siguron kalimin ne finalen e kupes se italise gjimshiti me shoke permbysin fiorentinen
video atalanta siguron kalimin ne finalen e kupes se italise gjimshiti me shoke permbysin fiorentinen

Atalanta është kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë, pasi eliminoi Fiorentinën. Gjimshiti me shokë fituan 4-1, duke përmbysur gjithçka pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë.

Bergamsakët e filluan shumë mirë ndeshjen, duke realizuar me Koopmeineres që në minutën e tetë. Ekipi i Gasperinit festoi për herë të dytë në minutën e 13-të, por goli i Scamaccas u anulua për një faull.

Skuadra violë komplikoi në maksimum llogaritë pas daljes me karton të kuq të Milenkovic, në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi, edhe pse në inferioritet numerik, Fiore barazoi me Martinez Quarta.

Në të 75-tën, me një lëvizje akrobatike Scamacca “i shtangu” të gjithë.  Kualifikimi i Atalantës u sigurua nga Lookman,deri në fund pati kohë edhe për Pasalic. Kështu, finalja e Kupës së Italisë është Juve-Atalanta.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts