Bota Sport

VIDEO/ Italisë i mjafton goli spektakolar i Fratesit, prova e fundit para Shqipërisë mbyllet me fitore

video italise i mjafton goli spektakolar i fratesit prova e fundit para shqiperise mbyllet me fitore

































Një gol i mesfushorit Davide Fratesi i ka mjaftuar Italisë për të siguruar fitoren në testin e fundit miqësor që mbyll përgatitjet e saj para udhëtimit drejt Gjermanisë për Euro 2024.

italia

Ashtu siç pritej, kundërshtarët e parë në grup të Shqipërisë, kanë bërë rotacion në këtë ndeshje ndaj Bosnjë Hercegovinës, me Spaletin që ka provuar elementë të tjerë në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë.

Por Italia u shfaq më solide se në ndeshjen e disa ditëve më parë dhe krijoi raste më me vazhdimësi. Gjithsesi, takimi i vendos nga nëj gol i vetëm në fundin e pjesës së parë i shënuar nga Fratesi me një goditje spektakolare, pas asistit të Kiezës.

ITALI-BOSNJË HERCEGOVINË 1-0
38′ Fratesi

GOLI I FRATESIT (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

ITALIA (3-4-2-1): Donaruma; Darmian, Buonxhorno, Kalafiori; Belanova, Zhorzhinjo, Faxholi, Kambiaso; Fratesi, Kieza; Skamaka.
Trajner: 
Spaleti

BOSNJË HERCEGOVINA (3-5-2): Piriç; Biçakçiç, Ahmedhoxhiç, Katiç; Gazibegoviç, Hajradinoviç, Sariç, Tahiroviç, Mujakiç, Demiroviç, Gigoviç.
Trajner: 
Milosheviç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts