TIRANE
Një ditë aspak e zakontë ishte kjo e sotmja në ‘Big Brother VIP 3’, teksa ‘Vëllai i Madh’ vendosi që të bëjë një sfidë, ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj çdo gjëje të jashtëzakontë që ai vendos në shtëpi.
Por duket se aktori Romeo nuk ka pasur aq të lehtë, pasi brenda shtëpisë së Big Brother u fut moderatorja Bora Zemani, e cila është e dashura e vëllait të tij Donaldit .
Në pamundësi për t’i folur dhe përqafuar, Romeo shpërtheu në lot, ndërsa banorët e tjerë tentuan të shpërqëndronin situatën.
Ndërsa Bora iu drejtua me fjalët “Je gjysma e gjysmës time”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co