Sport

VIDEO/ Katër gola në “Anfield”, Liverpool bën detyrën ndaj Burnley, fiton Tottenham

video kater gola ne anfield liverpool ben detyren ndaj burnley fiton tottenham
video kater gola ne anfield liverpool ben detyren ndaj burnley fiton tottenham

Liverpool bën detyrën në Anfield, duke mundur 3-1 Burnley-n. The Reds zhbllokuan takimin në minutën e 21-të me Jotan, por mysafirët nuk u pajtuan assesi me rezultatin.

O’Shea vendos ekuilibrat, duke dërguar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, fitorja u sigurua nga golat e Diaz dhe Nunez, me skuadrën e Klopp që merr 3 pikë të rëndësishme. Liverpool kryeson me 54 pikë, ndërsa Burnley është e parafundit.

Në takimet e tjera, Fulham triumfoi 3-1 ndaj Bournemouth. Për vendasit në Craven Cottage (London), Armando Broja u aktivizua vetëm 15 minutat e fundit. Në Tottenham Hotspur Stadium (London), ndeshja mes Tottenham dhe Brighton përfundoi 2-1. Premier League luan pasdite ndeshjen Nottingham-Newcastle.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts