Bota

VIDEO/ Menduan se kishte armë të vërtetë, policia vret 13-vjeçarin që mbante një pistoletë lodër

video menduan se kishte arme te vertete policia vret 13 vjecarin qe mbante nje pistolete loder
video menduan se kishte arme te vertete policia vret 13 vjecarin qe mbante nje pistolete loder

Një 13-vjeçar u qëllua për vdekje nga policët e Neë York, të cilët menduan se ai mbante një armë të vërtetë, ndërsa më pas rezultoi se ishte një pistoletë lodër.

Policia tentoi ta ndalonte mbrëmjen e së premtes, ndërsa dyshonte se ishte një nga autorët e një grabitjeje në Utic.

Ndërsa po e merrnin në pyetje, Nyah Mway filloi të vrapojë. Drejtori i policisë Mark Williams tha se policët kishin parë diçka që dukej si “revole”.

Njëri prej policëve u orvat me të duke e përplasur për tokë. Gjatë kësaj orvatje, një polic tjetër shkrepi një plumb që goditi adoleshentin në gjoks.

Pavarësisht se iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes, disa momente më vonë ka ndërruar jetën në spitalin Ëynn.

Policia ka publikuar pamjet e kamerave të policisë që ishin të vendosura në uniformë. Pamjet u publikuan pasi komuniteti i Utica organizoi protesta duke kërkuar drejtësi.

Policët besonin se ishte revole e vërtetë, por më vonë u përcaktua se ishte një Glock 17 lodër.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts