Sport

VIDEO/ Messi rikthehet me gol, por Inter Miami nuk “ndez”

video messi rikthehet me gol por inter miami nuk ndez
video messi rikthehet me gol por inter miami nuk ndez

Inter Miami nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Colorado Rapids, në sfidën e vlefshme për MLS. Lionel Messi u rikthye të kontribuojë për skuadrën e Inter Miamit, pas 24 ditësh larg fushave. Sulmuesi argjentinas u shndërrua menjëherë në protagonist, teksa realizoi gol.

Messi me shokë shtyjnë kështu takimin me fitoren. Interi Miami nuk triumfon prej 16 marsit, në atë sukses 1-3 ndaj DC United. Ndeshja e radhës për ta është ajo ndaj Sporting Kansas City, takim ky i programuar të luhet me 14 prill. Deri më tani, ekipi i Martino ka 12 pikë, në vendin e 3-të në Eastern Conference.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts