UEFA pezulloi me dy ndeshje Mirlind Dakun, pas ofendimeve të bëra ndaj serbëve e maqedonasve, menjëherë pas vërshëllimës finale në barazimin 2-2 në Hamburg ndaj Kroacisë. Në momentin e marrjes së vendimit, Daku ka qenë në stërvitje me Kombëtaren, teksa në bazë të një video të siguruar nga i dërguari i Neës 24 në Gjermani, Kristi Sejatllari, nuk mungojnë batutat.
Daku dëgjohet teksa flet me Manaj, duke i thënë që janë vetëm dy ndeshje, çka nënkupton me shaka se Shqipëria do të vijojë rrugëtimin në Europian. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho do të ketë një alternativë më pak në dispozicion, në ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës (Duhet fitorja).
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co