Mirlind Daku nuk ia doli të linte shenjë me fanellën e Kombëtares shqiptare në grumbullimin e fundit të kuqezinjve.
I aktivizuar si titullar në ndeshjen kundër Ukrainës, ai nuk ia doli që të linte shenjën e tij në këtë takim, teksa u zëvendësua në pushimin mes pjesëve nga trajneri Silvinjo. Por duket se Daku kthehet vendimtar sapo shkel në Rusi.
Sot, sulmuesi ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë brenda 10 minutash në sfidën e kampionatit rus mes Rubin Kazan dhe Akron Toljati. Goli i parë erdhi në minutën e 10 të ndeshjes, kur sulmuesi përfitoi nga një harkim në zonë për t’i paraprirë mbrojtësit dhe për të shënuar me një diagonale të shkëlqyer.
SHIH VIDEON
Vetëm 10 minuta më vonë, ai shënoi edhe golin e dytë në një aksion që e nisi vete dhe më pas përfitoi nga një grushtim jo i mirë i portierit për të çuar topin në rrjetë duke çarë me forcë mes mbrojtësve.
SHIH VIDEON
Kështu, Daku shkoi në kuotën e 8 golave në këtë edicion në kampionatin rus, duke qenë një nga pretendentët për “Këpucën e Artë” të kampionatit.
PANORAMASPORT.AL