Sport

VIDEO/ Thriller në Londër, Arsenali vuan por fiton ndaj Brentford, merr komandën e Premier League

video thriller ne londer arsenali vuan por fiton ndaj brentford merr komanden e premier league
video thriller ne londer arsenali vuan por fiton ndaj brentford merr komanden e premier league

Arsenal vuan por në fund fiton ndaj Brentford me shifrat 2-1, duke marrë kështu përkohësisht kreun e klasifikimit. Një ndeshje thriller në Londër, që nuk këshillohet për njerëz që kanë probleme me zemrën.

U duk se gjërat do të ishin të thjeshta për londinezët sidomos pas golit të Rice në minutën e 19-të, por nuk rezultoi kështu. Në shtesën e pjesës së parë, portieri i Gooners, Ramsdale në përpjekje për të larguar topin gabon, aty përfitoi Wissa i cili vendosi ekuilibrat.

Në pjesën e dytë u luajt me një portë, por mysafirët dukeshin të pathyeshëm. Heroi i skuadrës së Artetas ishte Havertz, në minutën e 86-të. Arsenal ka grumbulluar 64 pikë dhe është në krye të klasifikimit me një pikë më shumë se Liverpool.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts