Video tronditëse kundër Liverpulit dhe Klopit, pezullohet gjyqtari i Premier Ligës

video tronditese kunder liverpulit dhe klopit pezullohet gjyqtari i premier liges








































Një video tronditëse që shfaq gjyqtarin e Premier Ligës, Dejvid Kut duke shpërthyer kundër Liverpulit, është hetuar nga Shoqata e Arbitrave që ka vendosur ta pezullojë atë. Zyrtari i FA dëgjohet ndërsa sulmon edhe ish-trajnerin e Liverpulit, Jyrgen Klop.

KLOP

42-vjeçari arbitroi fitoren 2-0 të Liverpulit ndaj Aston Vilës të shtunën, në të cilën ai ishte në qendër të disa vendimeve të diskutueshme. Por në pamjet e videos që është bërë virale, të cilat duket se janë të disa viteve më parë, por që u publikuan një ditë më parë në rrjetet sociale, Kut shihet ndërsa është duke folur me një burrë tjetër. Në bisedën e shkurtër, ai i referohet Liverpulit si një klub m… dhe trajnerit gjerman si një bo..

Shoqata e Arbitrave nisi një hetim për videon që po qarkullon. Në video personi i dyshuar si Kut, dëgjohet të thotë: “Përveçse më kundërshtoi kur po gjykoja kundër Bërnlejt gjatë mbylljes së COVID-it, ai më akuzoi se gënjeva dhe më pas u përplas me mua. Unë nuk kam asnjë interes të flas me dikë që tregohet arrogant. Kështu që bëj çmos që të mos flas me të. Xhejms Milner është në rregull, komunikoj shumë mirë me të. Mund të më shihni atje me një ‘maskë’, por Zoti im, gjermani është një bo…” Është e paqartë se çfarë i shkaktoi komentet e tij, por Kut u vu në shënjestër nga Klop në dhjetorin e vitit të shkuar.

Në ndeshjen e kësaj jave kundër Aston Vilës, arbitër ishte Kut. Ai vendosi që ndërhyrja e lojtarit të fundit Leon Beili ndaj Salahut nuk ishte një faull përpara se Darvin Nunjez të shënonte. Më vonë gjatë ndeshjes ai vendosi të mos i akordojë Vilës një penallti pavarësisht se Konor Bredli tërhoqi fanellën e Pau Torresit në zonë. Arbitri elitar që prej vitit 2018 ishte gjithashtu zyrtari i VAR-it në ditën kur Xhordan Pikford i shkaktoi dëmtimin e rëndë në gju Virxhil van Dajkut në derbin e Liverpulit në tetor 2020. Portieri i Evertonit i shpëtoi ndëshkimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →