Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme (7 gusht) në Pogradec, ku ka mbetur e lënduar një grua.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm dritaret e banesës kanë përfunduar në rrugë, në një nga lagjet më të populluara të Pogradecit me biznese të ndryshme.
Fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë të dëmtuar.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co