Shtatë sulme izraelite goditën rajonin e Rafah herët të enjten, ku një prej tyre rrafshoi një xhami të madhe dhe shkatërroi pjesën më të madhe të banesave përreth, raportoi AP.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan Xhaminë al-Farouq të zhytur në tokë, me kupolat e saj prej betoni të rrëzuara rreth saj dhe ndërtesat pranë të shkatërruara.
Një tjetër sulm goditi një shtëpi në Rafah që strehonte familjen al-Shaer , duke vrarë të paktën katër persona, duke përfshirë një nënë dhe fëmijën e saj.
Sulmet në Gaza qendrore gjatë natës vranë 44 njerëz, përfshirë 14 fëmijë dhe 8 gra, sipas zyrtarëve të spitalit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co