Uragani “Milton” ka goditur SHBA-në, e veçanërisht zonën e Floridës, duke lënë të vdekur 16 persona. Në lidhje me këtë fenomen të rrezikshëm natyror që ka goditur SHBA-në, foli për News 24 shqiptari i suksesshëm në Amerikë, Endri Filipi.
Filipi, që jeton në Tampa të Floridës, tha se janë mësuar me uragane, pasi kjo zonë preket shumë nga këto fenomene natyrore. Ai shtoi se kur ka ndodhur uragani, është larguar 4 orë larg nga shtëpia dhe se akoma nuk ka drita në pronën e tij. Endri Filipi shtoi se kur ka ndodhur uragani, ka pasur edhe erëra të fuqishme e përmbytje. Ai tha se me aq sa ka dijeni, nuk ka shqiptarë të dëmtuar nga ana shëndetësore nga ky uragan.
Shqiptari Endri Filipi, banues në Tampa, Florida: Unë u largova 4 orë nga shtëpia, për shkak se nënën e kam të moshuar. Dritat kishin ikur edhe në banesën time. Edhe tani nuk kemi drita këtu e nuk dihet se kur do vijnë. Unë jetoj në Florida, kam jetuar këtu që më 2001. Jemi mësuar me uragane të tilla, por erërat ishin të fuqishëm. Kishte pemë të rrëzuara, si dhe përmbytje. Por, përmbytje ka pasur më shumë tek pjesa e plazhit. Urat që të çojnë në plazh janë mbyllur, që mos shkohet më andej.
Do pak kohë që të pastrohen rrugët dhe të vijë energjia. Shumica e pronave janë siguruar dhe kthehen paratë. Me çfarë kam dëgjuar, 16 persona kanë humbur jetën. Ka shumë shqiptarë në Florida, pasi është zonë e madhe. Me sa di, nuk ka shqiptar që të ketë pasoja në jetë nga uragani. Uragan i tillë nuk ishte parë në Tampa që prej 1992. Por, sidoqoftë Florida është zonë e bukur dhe nuk e ndërroj me asnjë vend.
(balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co