Vodhi elektroshtëpiake dhe produkte ushqimore në një banesë, pranga ‘skifterit’ në Memaliaj

vodhi elektroshtepiake dhe produkte ushqimore ne nje banese pranga skifterit ne memaliaj
vodhi elektroshtepiake dhe produkte ushqimore ne nje banese pranga skifterit ne memaliaj

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje në një banesë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M.H.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 64 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake dhe produkte ushqimore, në banesën e një 67-vjeçari, në fshatin Kalivaç.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., banues në fshatin Gllavë, Memaliaj, pasi në vendin e quajtur “Tre çukat e Gllavës”, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →