Kosova

“Vrava gruan!”- Qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe telefonoi policinë, del fotoja e autorit të krimit në Pejë

vrava gruan qelloi per vdekje bashkeshorten dhe telefonoi policine del fotoja e autorit te krimit ne peje

Edmond Lajçi, është shtetasi i cili vrau bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukelli ditën e sot me (16 prill) në mes të qytetit të Pejës në Kosovë.

Mësohet se autori, telefonoi vetë policinë pasi kreu krimin duke u shprehur, “E vrava gruan”.

Sipas informacioneve, çifti ka pasur probleme edhe më parë, ndër Lajçi është dënuar në vitin 2021 me 400 euro gjobë për dhunë në familje.

vrava gruan qelloi per vdekje bashkeshorten dhe telefonoi policine del fotoja e autorit te krimit ne peje

Rasti i rëndë i vrasjes që tronditi sot Pejën, ka ndodhur në orën 08:15 të mëngjesit në banesën e çiftit në mes të qytetit të Pejës.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka njoftuar policia.

Pas ngjarjes, autori është arrestuar, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar armën e krimit.

The post “Vrava gruan!”- Qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe telefonoi policinë, del fotoja e autorit të krimit në Pejë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Similar Posts