Shqiperia

“Vutë kujën kur u largua koncesionari i Kontrollit Teknik, por…”, Shalsi ironizon opozitën: Hipokrizia juaj ka arritur kulmin, ja diferenca mes jush dhe nesh!

vute kujen kur u largua koncesionari i kontrollit teknik por shalsi ironizon opoziten hipokrizia juaj ka arritur kulmin ja diferenca mes jush dhe nesh
vute kujen kur u largua koncesionari i kontrollit teknik por shalsi ironizon opoziten hipokrizia juaj ka arritur kulmin ja diferenca mes jush dhe nesh

Deputeti i PS, Eduard Shalsi vlerësoi projektligjin për akcizat, ndërsa u ndal gjerësisht te koncesioni i pullave fiskale.

Ai tha se me koncesionin e parë, çmimi ishte më i lartë, ndërkohë që nuk u kursye duke ironizuar opozitën.

“Me të drejtë Erioni tha se ky është një nga koncesionet më të mira (Koncensioni për pullat fiskale). Ne kishim çmimin më të lartë për këtë koncesion më parë. Kur ri dëgjoj të flasin, hipokrizia ka arritur kulmin. Disa prej jush kanë qenë pjesë e sipërmarrjeve, po i lë mënjanë HEC-eve. E harruat ça bënit kur kishit në dorë skanerin e kontejnerëve? Apo koncesionin për markimin? Po kontrollin teknik? Përgjigjet i dini. Ka një diferencë të jashtëzakonshme, të madhe, midis të ashtuquajturit vizioni juaj dhe i joni. Është bërë një betejë në 2013-2014-ën por s’mund t’i zhbënim se kishit firmosur ju. 24 eurot me mesataren e BE, fiksojeni mirë. Çfarë po bëhet sot? Vutë kujën kur u largua koncesionari i kontrollit teknik dhe u zëvendësua me shoqërinë që aktualisht jo vetëm ka përmirësuar çmimin, por dhe me komunikimin me shqiptarët. Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët dhe për ndryshimin midis nesh dhe jush. Çfarë duam ne, dhe çfarë bënit ju. Sot merret vendimi që ky koncesion t’i kalojë prodhimit të letrave me vlerë, varur nga Këshilli i Ministrave. Dua të them dhe të përgëzoj qeverinë, pasi nuk është rasti i parë, por i disati se si po tregon me vepra se si duhen trajtuar koncensionet. Kemi ende punë për t’u bërë me koncesionet e tjera.”, tha Shalsi.

[embedded content]

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts