Sport

Wan-Bissaka drejt largimit nga Manchesteri, mund të transferohet në Milano

wan bissaka drejt largimit nga manchesteri mund te transferohet ne milano
wan bissaka drejt largimit nga manchesteri mund te transferohet ne milano

Aaron Wan-Bissaka mund të largohet nga Manchester United. Për anësorin e “Djajve të kuq”, së fundmi ka shfaqur interes Interi.  Tani, me kontratën e tij që skadon në 2025, mund të jetë koha e duhur për lëvizjen vendimtare për ta sjellë atë në Milano verën e ardhshme.

Wan-Bissaka e konsideron të përfunduar aventurën e tij në Manchester dhe kalimi te zikaltërit shihet si një mundësi e mirë. Këtë sezon, mes zgjedhjeve teknike dhe problemeve të dëmtimeve, kontributi i tij nuk ka qenë konstant. Wan-Bissaka numëron 22 paraqitje në të gjitha garat, ndërkohë që ka dhuruar 3 asiste në Premier League dhe Champions League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts