Xhamia e Namazgjasë, a ka ndërhyrë Edi Rama në projekt? Ja çfarë zbulon emisioni ‘Log.’

xhamia e namazgjase a ka nderhyre edi rama ne projekt ja cfare zbulon emisioni log
xhamia e namazgjase a ka nderhyre edi rama ne projekt ja cfare zbulon emisioni log

Në emisionin “Log.” në News24 janë zbardhur detaje lidhur me xhaminë e Namazgjasë, që u inaugurua të enjten në prani të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama, por edhe disa mijëra besimtarëve myslimanë që morën pjesë.

Gjatë emisionit Ali Zaimi, ish-Drejtor i Medresesë së Tiranës, zbuloi një detaj të pathënë më parë se projektuesi i xhamisë është gjetur në internet dhe është kontaktuar në 2012 në Bosfor. Dhe në vijim të zbulimit të detajeve, ai tha se projekti i paraqitur i është dorëzuar KMSH-së.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, gazetari Endri Xhafo, nëse Edi Rama ka ndërhyrë ose jo në projekt, Zaimi tha se në projekt nuk është ndërhyrë, pavarësisht se mund të jetë diskutuar mes Kryeministrit dhe Presidentit të Turqisë. Përsa i takon mospjesëmarrjes së drejtuesve të KMSH në

Ndërsa Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar i Shqipërisë, tha se ndërhyrja e vetme ka të bëjë me zgjerimin e disa hapësirave. Ai tha se Turqia ka qenë pretendente për ndërtimin e xhamisë që në 1993, kur është hedhur ideja. Kruja tha se janë mbledhur fonde, madje në xhamitë e Turqisë, përgjatë faljeve të së premtes, janë mbledhur fonde nga besimtarët për ndërtimin e kësaj xhamie.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →