Lifestyle

Xhensila poston foton e Ajkës në ditën e parë të shkollës, por vëmendjen e mori çanta!

xhensila poston foton e ajkes ne diten e pare te shkolles por vemendjen e mori canta
xhensila poston foton e ajkes ne diten e pare te shkolles por vemendjen e mori canta

Ajka, vajza e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut i bashkohet sot fëmijëve që kanë nisur shkollën. Mami Xhensila postoi një foto në rrjetet sociale ku shkroi:

Suksese dashuria ime! Mami do të jetë me ty në çdo hap tëndin. Do të jem aty për të duartrokitur çdo sukses tëndin. Tek të shoh duke u rritur, ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur. Suksese në rrugën e dijes. Bekimet e Zotit qofshin mbi ty dhe të gjithë fëmijët që sot ulen në bankat e shkollës.

Por nuk ishte vetëm urimi që na tërhoqi vëmendjen. Në fotografinë që Xhensila postoi, Ajka shfaqet me një çantë shkolle të markës luksoze Dolce & Gabbana.

Me një kontroll të thjeshtë, një çantë e ngjashme me atë të Ajkës, madje pak më e thjeshtë, kap shifrën 645 dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts