Mazhoranca socialiste ka rrezuar ne mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kërkesën e PD për zhvillimin e një mocioni me debat në Parlament mbi problematiken e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi ishte i prerë në qëndrimin e tij refuzues ndaj këtij mocioni me argumentin se çështjet për të cilat, opozita e kërkon janë ezauruar nga gjykatat dhe komisionet hetimore.
Por pretendimit të socialistit Çuçi, homologu demokrat Gazment Bardhi gjatë mbledhjes iu përgjigj duke thënë se laboratori i Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. “Ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk është trajtuar”, tha ai.
Për mediat Bardhi deklaroi se mocion me debat është i detyrueshëm dhe se kryetarja e Parlamentit duhet të propozojë një datë dhe brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes duhet të zhvillohet. Javët e fundit palët janë përfshirë në debate të forta. Kërkesa e PD për mocion me debat mbi trafikimin e drogave pritet të shkaktojë përplasje në seancën plenare të së enjtes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co