Pas lajmeve se Young Zerka dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të parë, më në fund është zbuluar diçka më shumë prej vetë atyre. Fillimisht u raportua se emri i djalit ishte Zigi, ndërsa tani vetë këngëtari ka treguar emrin e plotë.
Me një postim në InstaStory të një luani me këlyshin e tij, ai shkroi: “Faleminderit i madhi Zot! Zigi Zaian”.
Kurse partnerja, Iliana Trebicka ka ndarë disa foto shumë të ëmbla gjatë shtazënisë. Albumin e ka shoqëruar me diçiturën: “Kur Zigi ishte te barku i mamit”, ndërsa mes tij gjendet edhe një foto me Zerkën.
Ajo ka ndarë edhe foton e parë të djalit, duke zbuluar pak fare portretin e tij. Çifti është treguar shumë i rezervuar për lidhjen, por një gëzim kaq të madh nuk kanë hezituar ta ndajnë duke i bërë të gjithë pjesë të lumturisë së tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co