Shqiperia

Zbardhet dinamika e plagosjes në Shkodër/ Autorët gjuajtën me kallashnikov drejt mjetit me 3 persona, makina mori flakë nga plumbat

zbardhet dinamika e plagosjes ne shkoder autoret gjuajten me kallashnikov drejt mjetit me 3 persona makina mori flake nga plumbat
zbardhet dinamika e plagosjes ne shkoder autoret gjuajten me kallashnikov drejt mjetit me 3 persona makina mori flake nga plumbat

Detaje të tjera janë zbardhur lidhur me plagosjen e dy personave mbrëmjen e sotme në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi ka raportuar se makina e djegur është e të plagosurve.

Në automjetin që mori flakë për shkak të breshërisë së plumbave kanë qenë tre persona, dy prej të cilëve janë plagosur.

Ndërkohë mendohet se janë dy autor që kanë qëlluar me armë zjarri automatik kallashnikov një sasi të konsiderueshme plumbash dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën këqyrjen e tyre për identifikimin e autorëve.

Sakaq, autorët kanë djegur automjetin e tyre në një vend tjetër jo shumë larg nga ngjarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts