Bota Kuriozitete

Zbulohet “dragoi” miliona vjeçar, pamjet mbresëlënëse

zbulohet dragoi miliona vjecar pamjet mbreselenese

Shkencëtarët kanë gjetur një fosil të ri, thuajse të paprekur të një zvarraniku ujor 5 metra të gjatë nga periudha e Triasikut.

Krijesa daton 240 milionë vite më parë dhe është quajtur “dragua” për shkak të qafës së gjatë. Emri shkencor është Dinocephalosaurus orientalis, një specie e identifikuar në vitin 2003.

Fosili i ri u ka mundësuar shkencëtarëve që të shohin anatominë e plotë të kafshës parahistorike.

Dr. Nick Fraser nga Muzeu Kombtar i Skocisë i cili ishte pjesë e ekipit, tha se është hera e parë që shkencëtarët kanë mundur ta shohin të plotë. Ai e përshkroi si “një kafshë shumë të çuditshme”.

 900 0 A04cc328a06e750b0f8f64827f586124
900 0 A04cc328a06e750b0f8f64827f586124

“Kishte gjymtyrë si pendë notimi dhe qafa e tij ishte më e gjatë se sa trupi dhe bishti së bashku”. Shkencëtari tha se “qafa e gjatë, e përkulshme dhe fleksibël” me 32 vertebra të ndara mund të ketë qenë përparësi për gjuetinë duke i lejuar që të kërkonte ushqim në të çarat e shkëmbinjve nënujorë.

Fosili u gjet në sedimentet e gurëve gëlqerorë në Kinën jugore. “Zbulimi thjesht i shtohet surprizave të Triasikut. Sa herë që kontrollojmë në këto depozitime, gjejmë diçka të re”, u shpreh Fraser.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts