Zbulohet një vrimë e zezë masive në Rrugën e Qumështit

zbulohet nje vrime e zeze masive ne rrugen e qumeshtit
zbulohet nje vrime e zeze masive ne rrugen e qumeshtit

“Lëkundja” e një ylli i ka alarmuar studiuesit për një vrimë të zezë të madhe në Rrugën e Qumështit.

”Është vrima e zezë yjore më masive e njohur deri më sot në galaktikën tonë”, njoftoi Observatori Jugor Evropian (ESO), me qendër pranë qytetit gjerman të Mynihut. Vrima e zezë, e quajtur Gaia BH3, ka rreth 33 herë masën e Diellit tonë.

Vrimat e zeza yjore në Rrugën e Qumështit masin mesatarisht vetëm 10 herë më shumë se masa e Diellit. Më i madhi i njohur më parë – Cygnus X-1 – ka rreth 21 masa diellore.

“Askush nuk priste të gjente një vrimë të zezë me masë të lartë që fshihej aty pranë, e pazbuluar deri më tani. Ky është lloji i zbulimit që bëni një herë në jetën tuaj kërkimore”, theksoi në një deklaratë astronomi Pasquale Panuzzo.

ESO thotë se vrima e zezë është jashtëzakonisht afër Tokës në një distancë prej “vetëm” 2 000 vjet dritë. Një vit dritë është distanca që përshkon drita në një vit – një distancë prej 9,46 trilionë kilometra.

BH3 u zbulua falë të dhënave të mbledhura nga misioni Gaia i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA). Misioni synon të regjistrojë pozicionet, lëvizjet, distancat dhe shkëlqimin e pothuajse dy miliardë trupave qiellorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →