Shqiperia

“First step”/ Sekuestrohen fara kanabisi në Vaun e Dejës, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)

first step sekuestrohen fara kanabisi ne vaun e dejes arrestohet 47 vjecari emri
first step sekuestrohen fara kanabisi ne vaun e dejes arrestohet 47 vjecari emri

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap me fara kanabisi.

Burime zyrtare nga policia Ton (Tonin) Marku, të cili i janë sekuestruar 2000 fara cannabisi.

NJOFTIMI I POLICISE
Operacione policore të njëpasnjëshme për të parandaluar dhe goditur që në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i një hetimi disajavor, finalizohet operacioni policor i koduar “First step”. Sekuestrohen 2000 fara cannabisi, ndërsa në pranga ka rënë Ton (Tonin) Marku.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i farave, i cili synonte t’i shiste ato, me qëllim kultivimin. Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi T. (T.) M., 47 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts