Bota

Zgjedhjet presidenciale/ Trump pranon debatin me rivalen në garë Kamala Harris! Ja data dhe vendi ku do të zhvillohet

zgjedhjet presidenciale trump pranon debatin me rivalen ne gare kamala harris ja data dhe vendi ku do te zhvillohet





































Ish-presidenti Donald Trump ka njoftuar mbrëmjen e së premtes se ka rënë dakord me propozimin e Fox News për një debat kundër zv.presidentes së SHBA, Kamala Harris.

donald trump kamala harris

Trump tha se debati do të mbahet më 4 shtator në Pensilvani, megjithëse vendi ende nuk është përcaktuar.

Ish-presidenti vuri në dukje gjithashtu se debati në ABC News i planifikuar më parë ndaj Presidentit Biden përpara se ai të pezullonte fushatën e tij të rizgjedhjes ishte anuluar, duke përmendur padinë e tij kundër rrjetit televiziv dhe një prej drejtuesve të tij, George Stephanopoulos.

“Kam rënë dakord me FoxNews për të debatuar me Kamala Harris të mërkurën, më 4 shtator”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Debati ishte planifikuar më parë kundër Joe Biden në ABC, por është anuluar pasi Biden s’është më në garë, dhe unë jam në proces gjyqësor kundër rrjetit ABC dhe George Slopadopoulos, duke krijuar kështu një konflikt interesi”.

Moderatorë të debatit do të jenë prezantuesit e Fox News, Bret Baier dhe Martha MacCallum.

Rregullat e debatit do të jenë të ngjashme me ato të 27 qershorit të CNN kundër Biden. Por ndryshe nga debati i CNN, i cili nuk pati audiencë, debati i Fox News do të ketë spektatorë.

Fox News kishte ftuar Trump dhe Harris të merrnin pjesë në një debat në Pensilvani më 17 shtator.

Harris tha muajin e kaluar se ishte “gati” për të debatuar me ish-presidentin dhe e akuzoi atë për largim nga marrëveshja e mëparshme për të debatuar në ABC News më 10 shtator.

Kjo vjen pasi Harris u zgjodh kandidatja e Partisë Demokratike për president pasi Biden njoftoi se do të hiqte dorë nga fushata e tij për rizgjedhje.

Trump më parë tha se nuk do të debatonte për Harris sepse nuk ishte kandidatja zyrtare e partisë pasi Biden u largua nga gara. Por të premten, nënkryetarja siguroi mjaft delegatë për t’u bërë zyrtarisht kandidati i partisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts