Shqiperia

Zjarr në një pallat në Korçë, asfiksohet 64-vjeçarja, policia evakuon banorët

zjarr ne nje pallat ne korce asfiksohet 64 vjecarja policia evakuon banoret
zjarr ne nje pallat ne korce asfiksohet 64 vjecarja policia evakuon banoret

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një pallat në Korçë.

Policia njofton se zjarri ka rënë në banesën e 64-vjeçares R. E. e cila është asfiksuar nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Korçë

Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts