Bota

Zjarri në pallatin 14-katësh në Valencia, 4 të vdekur, 19 të zhdukur

zjarri ne pallatin 14 katesh ne valencia 4 te vdekur 19 te zhdukur
zjarri ne pallatin 14 katesh ne valencia 4 te vdekur 19 te zhdukur

Një zjarr masiv ka vrarë të paktën katër persona në një bllok banimi të lartë në qytetin spanjoll të Valencias, thonë shërbimet e urgjencës.

Zjarri përfshiu një bllok 14-katësh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur. Zjarrfikësit shpëtuan njerëzit nga ballkonet dhe 19 besohet se janë ende të zhdukur. Të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë të vogël, janë plagosur. Erërat e forta kanë ndezur flakët, por ka edhe dyshime se një veshje e pallatit, tepër e ndezshme ka mundësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Më shumë se 20 ekipe zjarrfikëse luftuan me zjarrin, ndërsa shumë qytetarë u evakuuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts