Zyra e kryeministrit libanez: Janë shtuar përpjekjet për armëpushim në Liban

zyra e kryeministrit libanez jane shtuar perpjekjet per armepushim ne liban
zyra e kryeministrit libanez jane shtuar perpjekjet per armepushim ne liban

Përpjekjet për të arritur një armëpushim në Liban janë intensifikuar gjatë orëve të fundit, sipas zyrës së kryeministrit libanez Najib Mikati, duke shtuar se kontakti midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës po vazhdon për të ringjallur një propozim armëpushimi midis Hezbollahut dhe Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron propozuan një armëpushim 21-ditor gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e kaluar, raporton CNN.

Izraeli ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tri ditë pas propozimit dhe nisi sulme intensive ndaj grupit, duke i dëmtuar bisedimet.

Netanyahu kundërshtoi publikisht një armëpushim përpara vrasjes. Perspektivat për një armëpushim u zvogëluan më tej pasi Irani, i cili mbështet Hezbollahun, lëshoi një breshëri raketash mbi Izraelin javën e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →