Bota

7 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Indinë Lindore

7 te vdekur nga shembja e nje ndertese ne indine lindore
7 te vdekur nga shembja e nje ndertese ne indine lindore

Të paktën shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një ndërtesë në ndërtim e sipër u shemb në shtetin lindor të Indisë në Bengalin Perëndimor.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal.

Sipas raportimeve të mediave, ndërtesa u shemb për shkak të materialit të dobët ndërtimor që po përdorej në ndërtim.

Personeli i vendosur në operacionet e shpëtimit dyshon se tre deri në katër persona të tjerë mund të jenë ende nën rrënoja.

Kryeministrja e Bengalit Perëndimor Mamata Banerjee, e cila vizitoi njerëzit e prekur njoftoi për ndihmë monetare dhe mjekësore.  Ajo konfirmoi se ndërtesa ishte një ndërtim i paligjshëm.

Dy inxhinierë të përfshirë në ndërtimin e ndërtesës u arrestuan për neglizhencë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts